Kurti përgjigjet në pyetjen e Musliut për statutin e Kishës Ortodoksë Serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetes nga Partia Demokratike Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, e cila e ka pyetur “Pse Kisha Ortodokse u bë temë e veçantë në planin evropian, edhe çfarë ke diskutuar për të?”. Kryeministri Kurti është përgjigjur duke thënë se propozimi për marrëveshje përmban një pikë për formalizmin e statusit […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetes nga Partia Demokratike Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, e cila e ka pyetur “Pse Kisha Ortodokse u bë temë e veçantë në planin evropian, edhe çfarë ke diskutuar për të?”.
Kryeministri Kurti është përgjigjur duke thënë se propozimi për marrëveshje përmban një pikë për formalizmin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe.
“Formalizmi nuk nënkupton negociim mbi statusin e Kishës Ortodokse Serbe, e as diskutim mbi të drejta të veçanta. Formalizmi i referohet Kishës Ortodokse Serbe, si një person juridik fetarë, përkatësisht bashkësi fetare në legjislacionin e brendshëm të Republikës së Kosovës”.
Sipas kryeministrit një gjë e tillë nuk nënkupton ndonjë privilegj të veçantë për kishin por, vetëm përmbushje e detyrimeve ndaj komuniteteve fetare në Kosovë.
“Thjesht përmbushjen e detyrimeve të Republikës së Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve fetare, sa i përket të drejtave dhe lirive që atyre iu njeh Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila është dokument përbërës i Kushtetues së Kosovës në nenin 22”, ka sqaruar Kurti.
“Formalizmi i statutit të Kishës Ortodokse Serbe, do të bëhet, përkatësisht tashmë është bërë përmes njohjes së saj si një nga Bashkësitë fetare në Kosovë, nëpërmjet ligjit përkatës”, ka theksuar ai.















