Kurti përkujton 19 martirët e fshatrave Pobërgjë, Hulaj dhe Botushë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka rikujtuar 19 shqiptarët e vrarë nga forcat serbe në fshatrat Pobërgjë, Hulaj dhe Botushë. Kurti është shprehur se “qëndresa e tyre është e paharrueshme”. “Mëngjesin e 1 qershorit 1998, forcat e Serbisë pasi e rrethuan, sulmuan fshatin Pobergjë dhe fshatrat tjera përreth. Pas ofenzivës disa ditëshe të forcave […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka rikujtuar 19 shqiptarët e vrarë nga forcat serbe në fshatrat Pobërgjë, Hulaj dhe Botushë.
Kurti është shprehur se “qëndresa e tyre është e paharrueshme”.
“Mëngjesin e 1 qershorit 1998, forcat e Serbisë pasi e rrethuan, sulmuan fshatin Pobergjë dhe fshatrat tjera përreth. Pas ofenzivës disa ditëshe të forcave serbe ndaj fshatrave e Deçanit, nën sulme të granatave, në fshatra qëndruan banorët më të moshuar, që nuk i lëshuan shtëpitë e tyre. Në përvjetorin e 25-të, përkujtojmë 19 martirët e fshatrave Pobërgjë, Hulaj dhe Botushë. Qëndresa e tyre është e paharrueshme. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka shkruar ai.















