Kurti përkujton dëshmorët e Betejës së Morinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Betejën e Morinës, ku ranë nëntë ushtarë të UÇK-së, që po luftonin kundër forcave serbe. Ai theksoi rëndësinë e krijimit të një korridori për furnizim me armë nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet fshatit Morinë të Gjakovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar Betejën e Morinës, ku 25 vjet më parë, ranë heroikisht nëntë ushtarë të UÇK-së, të cilët po luftonin kundër forcave pushtuese serbe.

Kurti tha se nëpër Morinë ishte krijuar një korridor për furnizim me armë nga Shqipëria në Kosovë.

“Ajo ishte një betejë shumë e ashpër që ndodhi plot 25 vite më parë, në një kohë aq të vështirë, në muajt e parë të luftës në Kosovë, kur mobilizimi, furnizimi dhe organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte sfida kryesore e kohës. Në një kohë kur secili shteg mali dhe secila rrugë që mund të shërbente si kanal furnizimi me armë për UÇK-në, ishte jetike për luftën çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

May be an image of 9 people

“Një korridor i tillë nëpërmjet të cilit furnizohej me armë UÇK-ja, kalonte nëpër fshatin Morinë të Gjakovës, prej nga ushtarë çlirimtarë nga treva të ndryshme të Kosovës, fusnin armë nga Shqipëria në Kosovë”, ka vijuar ai.

Kurti tha se “Që nga 3 maji i vitit 1998 kur nisën luftimet në Ponoshec dhe 13 qershori kur forcat serbe ndërmorën një ofensivë të gjerë për ta marrë nën kontrollin e tyre Morinën, ushtarët e UÇK-së u shkaktuan humbje forcave të Serbisë në balance prej dhjetëra pjesëtarësh”.

Kryeministri i Kosovës i përmendi me emra dëshmorët e rënë në Betejën e Morinës: Muhamet Ukshini, Arben Ukshini, Blerim Ukshini, Shkelzen Syla, Sylejmon Abdyli, Fisnik Salihu, Ymer Bytyqi, Nezir Elezaj dhe Ahmet Pulatani.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika