Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit, në 24 vjetroni kësaj masakre që sipas Kurti është kryer nga pjesëtarët e formacionit “Çakejt”.

Sipas Kurtit viktima të kësaj masakre kishin qenë burra, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna dhe foshnje, që trupat e vikamave sipas kryeministri ishin gjetur në një varrë masiv në Batajnicë .

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të kryeministrit Albin Kurtit.

Në këtë 24 vjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët në masakrën e Lybeniqit, viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Më 1 prill 1999, forcat serbe u kthyen në Lybeniq të Pejës, pas masakrës së parë, më 25 maj 1998. Rreth orës shtatë në mëngjes, të prirë nga pjesëtarët e formacionit “Çakejt”, pushkatuan burra, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna dhe foshnje.

Shumë prej të vrarëve, mes moshës 15 dhe 87 vjeç, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit.

Në këtë 24 vjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët në masakrën e Lybeniqit, viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!