Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Ende Serbia fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer
Në përvjetorin e Masakrës së Rezallës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rikujtuar një nga krimet më të rënda të luftës në vend, duke theksuar se plagët e kësaj tragjedie mbeten ende të hapura për familjarët e viktimave dhe për gjithë shoqërinë kosovare. Përmes një reagimi publik, Kurti përkujtoi se në këtë masakër u ekzekutuan […]
Në përvjetorin e Masakrës së Rezallës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rikujtuar një nga krimet më të rënda të luftës në vend, duke theksuar se plagët e kësaj tragjedie mbeten ende të hapura për familjarët e viktimave dhe për gjithë shoqërinë kosovare.
Përmes një reagimi publik, Kurti përkujtoi se në këtë masakër u ekzekutuan 98 burra dhe djem, ndërsa më pas forcat serbe tentuan të fshehin gjurmët e krimit duke zhdukur trupat e pajetë.
Sipas tij, një pjesë e viktimave janë gjetur vite më vonë në varreza masive në territorin e Serbisë.
“Dëshmitë e gjenocidit të Serbisë janë të freskëta gjithandej në Kosovë. Të njoma janë plagët e familjarëve të të vrarëve në Masakrën e Rezallës, ku më 5 prill 1999 u vranë 98 burra dhe djem.















