Kurti përkujton Mirush Kabashin: Në Gjakovë, aty ku fjala ka peshë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në hapjen e ekspozitës fotografike “Mes Teatrit dhe Filmit”, promovimi i librit në shqip dhe anglisht “Mirush Kabashi Sokrati Shqiptar – Mirush Kabashi Albanian Socrates” si dhe shfaqja e filmit dokumentar “100 Maska 1 Shpirt” në Gjakovë.

Kurti në një postim në “Facebook”, ka shkruar se ishte në Gjakovë, “aty ku fjala ka peshë dhe kujtesa frymon me art, u çel një ditë që s’qe thjesht përkujtim, por një rikthim i heshtur i Mirush Kabashit në skenën që e deshi dhe e deshi”.

“Ekspozita fotografike “Mes Teatrit dhe Filmit”, promovimi i librit në shqip dhe anglisht “Mirush Kabashi Sokrati Shqiptar – Mirush Kabashi Albanian Socrates” nga autorja Driada Dervishi, si dhe shfaqja e filmit dokumentar “100 Maska 1 Shpirt” me regji nga Eliodor Markja, krijuan një portret të plotë të shpirtit të tij të paepur. I munguar në trup, por i pranishëm në çdo buzëqeshje, në çdo duartrokitje, në çdo frymë të sallës së Teatrit “Hadi Shehu”, shkruan Kurti.

Ai tha se sonte Gjakova nuk mbajti vetëm një aktivitet – mbajti fjalën, shpirtin dhe dritën e një njeriu që na mësoi se teatri nuk është thjesht vend shfaqjeje, por një gjendje shpirti.

“Nderim për mjeshtrin e fjalës. Faleminderit që ishit, Mirush. Faleminderit që jeni”, shkruan Kurti.

“Një ditëlindje pa Mirush Kabashin” ishte motoja e aktivitetit përkujtimor në nderim të jetës dhe veprimtarisë së aktorit Kabashi i cili u organizua nga Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika