Kurti përkujton Ukshin Hotin: Kosova s’do të reshtë së kërkuari të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit gjatë luftës

Ukshin Hoti mbetet i paharruar për përkushtimin e pashembullt, thellësinë e mendimit dhe madhështinë e thjeshtësisë së tij, ka thënë kryeministri Albin Kurti

Ukshin Hoti

Kryeministri i Kosovës, teksa e ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare shqiptare, profesorin Ukshin Hoti, me rastin e 24-vjetorit të zhdukjes së tij, ka thënë se zhdukja e tij është krim i pazbardhur i Serbisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se Ukshin Hoti mbetet i paharruar për përkushtimin e pashembullt, thellësinë e mendimit dhe madhështinë e thjeshtësisë së tij.

Kurti theksoi se zhdukjet me forcë gjatë luftës në Kosovë ishin pjesë e projektit serb “Patkoi”, për shfarosjen e shqiptarëve.

“Me deklaratën pёr personat e zhdukur, Serbia pas 24 vitesh ka pranuar krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të resht së kërkuari të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit gjatë luftës dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia. Sot e gjithmonë, e kujtojmë profesorin e së drejtës ndërkombëtare, Ukshin Hoti. Me mungesën e madhe për të, nderojmë jetën dhe veprën e Ukshin Hotit”, shkroi ai.

Kreu i ekzekutivit ka potencuar se Serbia ka hyrë në një marrëveshje ndërkombëtare me Kosovën, përmes së cilës ka pranuar obligimin ndërkombëtar që të japë çdo informacion.

Kjo, përfshirë ato të inteligjencës dhe ato ushtarake, “të cilave pushteti atje u kishte dhënë status të klasifikuar për t’i ikur përgjegjësisë ndërkombëtare përmes fshehjes së dëshmive, për t’i dhënë përgjigje fatit të personave të zhdukur me forcë në luftën e fundit në Kosovë”.

Pas torturave që i përjetoi si i burgosur politik nga regjimi serb, atdhetari dhe intelektuali Ukshin Hoti u lirua nga burgu në mes të luftës.

Më 16 maj 1999, pas lirimit nga burgu i Dubravës, ai u zhduk.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika