Kurti përkujton vrasjen dhe zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës nga forcat jugosllave

"Grupi i intelektualëve të Mitrovicës për herë të fundit u pa më 19 prill 1999 në Dreth të Zubin Potoku'

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka përkujtuar vrasjen dhe zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës para 25 vjetësh nga forcat e ushtrisë jugosllave.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se bashkë më mohim e krimeve gjenocidale, Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën.

“Grupi i intelektualëve të Mitrovicës për herë të fundit u pa më 19 prill 1999 në Dreth të Zubin Potokut. Derisa po largoheshin për në Mal të Zi, nga forcat e ushtrisë jugosllave u ndaluan: Adem Ademi, Idriz Rreci, Demir Ahmeti, Fatmir Fazliu, Adem Beqiri, Sahit Berani, Hasan Dervari, Ali Haliti, Shaip Ujkani, Faton Ujkani, Mahit Ujkani, Nazim Ujkani, Shkelzen Ujkani, Tahir Meziu, Sali Meziu, Naser Meziu, Zymer Meziu, Selim Meziu, Shaqir Meziu, Samir Meziu, Bekim Meziu, Xhevdet Meziu, Xhemail Meziu. Pas vrasjes, në përpjekje të zhdukjes së gjurmëve të krimit, iu zhdukën trupat.

Bashkë me mohimin e krimeve gjenocidale, Serbia vazhdon t’ua mohojë familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka përkujtuar edhe masakrën në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri të Lipjanit, teksa ka thënë se nuk do të harrojmë asnjëherë sakrificën e madhe për lirinë e vendit.

“Në të njejtën ditë, më 19 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë kryen masakër në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri të Lipjanit.

Në përvjetorin e zhdukjes, përkujtojmë grupin me 23 doktorë, profesorë e veprimtarë të çështjes kombëtare e të të drejtave të njeriut nga Mitrovica. I përkujtojmë sot 21 të vrarët në masakrën e 19 prillit në fshatrat e Lipjanit. Nuk harrojmë asnjëherë sakrificën e madhe për lirinë e Kosovës”, ka shkruar shefi i ekzekutivit.

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika