Kurti: Përmbi 400 mijë të punësuar aktivë në Kosovë, ky është një tregues i suksesit të politikave tona
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova për herën e parë ka përmbi 400 mijë vende të punës të regjistruar si punëtorë aktivë “Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive”, ka deklaruar Kurti. Sipas kryeministrit, ky është një matës që tregon se politikat e […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova për herën e parë ka përmbi 400 mijë vende të punës të regjistruar si punëtorë aktivë
“Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive”, ka deklaruar Kurti.
Sipas kryeministrit, ky është një matës që tregon se politikat e Qeverisë Kurti 2 kanë qenë të suksesshme.
“Ky është një tregues i fortë i suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrëse të suksesshme në fuqinë punëtore”, ka përfunduar kryeministri në Twitter.
For the first time our economy has over 400,000 recorded active workforce positions. This is a strong indicator of the success of our labor and economic policies that have helped women, people w/ disabilities, entrepreneurs & others be successful participants in the workforce.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 30, 2023















