Kurti po e zgjat agoninë e bllokadës institucionale, thotë Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 18-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për zvarritje të qëllimshme të procesit. Krasniqi ka thënë se PDK-ja është e gatshme të marrë pjesë në seanca çdo ditë në funksion të krijimit të […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 18-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për zvarritje të qëllimshme të procesit.
Krasniqi ka thënë se PDK-ja është e gatshme të marrë pjesë në seanca çdo ditë në funksion të krijimit të institucioneve dhe nuk sheh asnjë arsye për vonesa të mëtejshme.
“Edhe këtë herë ishte kërkesa e njëjtë që seanca të mbahet një herë në javë. Kushtetuta është e qartë dhe e rregullon këtë, po ashtu propozimi i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje. Ne nuk kemi krizë juridike, kemi krizë politike në këtë situatë dhe zgjidhja duhet të jetë politike. Nëse kjo vazhdon, duhet t’i drejtohen Kushtetutës. Ne duhet t’i japim përgjigje politike. Për 24 orë mund të konstituohet Kuvendi edhe qeveria nëse Kurti ndërron kandidatin”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.















