Kurti: Po të ishte vetëm për mua, marrëveshja do të nënshkruhej më datën 18 gusht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se ai që propozon konkretisht është konstruktiv, ndihmues, kreativ. Ndërsa pala serbe ishte totalisht e papërgatitur. Tutje, ka thënë se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen gjithëpërfshirëse në takimin e 18 gushtit në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,

“Unë jam interesuar për marrëveshje gjithëpërfeshirëse, sa më herët, aq më mirë. Po të ishte vetëm për mua marrëveshja do të nënshkruhej më datën 18 gusht”, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Anduena Bajqinofci, gazetare nga RTV Dukagjini, ia ka përmendur kryeministrit deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd, Christofer Hill, se Kosova nuk ka qenë konstruktive në Bruksel dhe Serbia kishte pasur pika të qarta, por jo edhe pala nga Kosova, deklarata të cilat Kurti i kishte quajtur të pavërteta.

Bajqinofci e ka pyetur edhe se “A ka një kërkesë që të ketë një marrëveshje finale deri në fund të vitit?”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përgjigjur duke thënë se ka marrë pjesë në të gjitha takimet në Bruksel. Sipas tij, ai ka qenë i përkushtuar e kreativ “për marrëveshje dhe jo dialog për dialog”.

“Marrëveshja duhet të jetë ndërkombëtarisht e ligjërisht e obligueshme, duhet të jetë marrëveshje finale, për normalizim të marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës dhe Serbisë e në qendër duhet ta ketë njohjen reciproke”.

Ndërkohë, ai ka thënë se ka shkuar me propozime konkrete, “së pari në pikën fillestare dhe kryesore që është korniza gjithëpërfshirëse e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve unë kam propozuar ide me 6 kapituj se si duhet të duket ajo kornizë e përgjithshme me elemente përkatëse”.

Sipas Kurtit, “ai që propozon konkretisht është dhe konstruktiv, ndihmues e kreativ”.

Tutje, ai ka thënë se takimi i18 gushtit është dashur të ndodhë më 19 korrik dhe unë kam qenë  i gatshëm, por pala serbe kishte kërkuar të shtyhet edhe një muaj.

“Dhe pas një muaji, Presidenti i Serbisë nuk ka sjellë ide konkrete as pas një muaji”.

Kurti ka treguar se “një marrëveshje ishte dakorduar dhe ajo është për personat e zhdukur me dhunë, por Beogradi ka refuzuar ta nënshkruajë atë”.

“Nëse ne nuk flasim për marrëveshjen gjithëpërfshirëse por vetëm për hapa të vogël gradual, atëherë nuk jemi liderë, duhet të jemi policë, doganierë, prokurorë, sepse ai ishte takim i dy liderëve për marrëveshje. Që të dialogojmë për marrëveshje duhet të merremi vesh për kornizën gjithëpërfshirëse. Kështu ishte edhe agjenda, unë isha i përgatitur, ndërsa pala tjetër ishte totalisht e papërgatitur”.

Shija e redaktorit

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Shqipëria performon më 9 maj në Eurovision

Festivali evropian i këngës "Eurovision" ka publikuar listat me shtetet që do të performojnë në dy gjysmëfinalet e këtij viti, më 7 dhe 9...

Të fundit nga rubrika