Kurti premton drejtësi për viktimat e masakrës së Krushës së Madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 23 vjetorit të masakrës në Krushën e Madhe, ndonëse nuk e ka përcaktuar ndonjë datë për dhënie të drejtësisë, ai deklaruar se, e ka të qartë përmasën e punës që duhet kryer.

I pari i ekzekutivit, ka theksuar se qeveria dhe qytetarët duhet të vendosen në të njëjtin parim dhe në të njëjtën sjellje.

“Nuk përcaktojmë datë të fundit për dhënien e drejtësisë, por, jemi të bindur se për këtë duhet të punojmë shumë dhe shpejt, duhet të ecim shpejt në vlerësimin e sakrificës sonë dhe duhet të angazhohemi shumë për drejtësinë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, duhet të realizohet një shtet që e llogarit drejtimin e vet, e që në radhë të parë  të ketë drejtësinë mbi viktimat e Kosovës.

“Por, cila është drejtësia që duhet të na shërbejë ne, a është ajo abstrakte, teorike, e rënë nga qielli apo e importuar? Sigurisht që jo”, ka thënë Kurti, teksa ka shtuar se “drejtësia jonë nuk ka nevojë të jetë as abstrakte e as e importuar”.

Siç ka theksuar Kurti, askush nuk ka pse të na mësojë krimet e luftës e të gjenocidit, përkundrazi sipas tij, duhet t’iu mësohet atyre që përpiqen ta harrojnë fatin e mijëra njerëzve në Kosovë.

“Për dhimbjen tonë, por, edhe për të mirën e tyre, gjithkush duhet të mësojë nga sakrifica e tjetrit, duke vënë në vend drejtësinë për viktimat dhe masakrat që janë kryer në vendin tonë, ne i bëjmë nder edhe shoqërive demokratike”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, Kurti ka përmendur figurën e lartë të Ukshin Hotit.

“Simbolin e Krushës e kemi edhe më të lartë e më të ndritur. Një prej të zhdukurve me dhunë të Krushës është një prej njerëzve më të mençur që ka kaluar në gjuhën shqipe e në trojet shqiptare. Ukshin Hoti”.

Që jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë, sipas kryeministrit Kurti, është mësimi që na e japin gratë e Krushës.

“Ato jetuan pavarësisht mërzitjes e plagëve në trup. Nuk mund të harrojmë asnjë dhe asgjë”, ka theksuar ai.

Selami Hoti – kryetar i Krushës së Madhe: Krimi është ende i gjallë

Ndërkaq, në anën tjetër, me rastin e 23 vjetorit të masakrës, kryetari i fshatit, Selami Hoti, ka thënë se krimi dhe gjenocidi serb në këtë vend ende është i gjallë.

Ndonëse, nën emocione, Hoti, gjatë fjalimit të tij, ka kërkuar unifikim mbarëshoqëror, në mënyrë që të demaskohen gënjeshtrat e armikut.

“Edhe pas 23 vjetëve Krusha e Madhe jeton me ankthin se a do të gjenden edhe 64 krushianët tanë. Në Krushë akoma krimi është i gjallë, ai vërehet në çdo cep, krimi dhe gjenocidi serb është në çdo familje”, është shprehur Hoti.

Teksa iu drejtohet qytetarëve e qeveritarëve, Hoti ka kërkuar që të mos lejohet edhe më tej gjykimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kërkojmë që të jemi të bashkuar kundër të keqes. Merruni me gjykimin e kriminelëve, mbledhjen e fakteve, dëshmive, krijimin e institutit të krimeve të luftës, krijimin e muzeve të luftës për t’i ruajtur të gjitha dëshmitë të cilat më pas do të luajnë rolin e avokatit më të mirë të mbrojtjes së shqiptarisë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, për Bashkësinë Ndërkombëtare është e turpshme, dhe “për ne”, e dhimbshme, e pafalshme që edhe më tutje të lejohet që dëshmitë të heshtin apo të njëjtat të përdoren kundër vendit.

“Nuk duam të bashkëpunojmë me kriminelët, por, kërkojmë që shteti ynë të bëjë më shumë për të paguar gjakun e dëshmorëve dhe martirëve tanë”, është shprehur ai.

Derisa ka kujtuar 241 të vrarët në mënyrë makabre në këtë fshat, Hoti, po ashtu, ka kujtuar edhe intelektualin Ukshin Hotin.

“Kujtojmë shtatë fëmijë, pesë gra, njëra nga to shtatzënë, 64 qytetarë të Krushës të cilët akoma janë të zhdukur, kujtojmë burra, gra, pleq, nxënës, studentë, njerëz të pafajshëm që u masakruan në mënyrë barbare, kujtojmë të madhin Ukshin Hotin”.

“Ku mbetën, si u zhdukën, nëse Serbia nuk e di se çfarë u bë me profesorët në Krushë, duhet të dijë se çfarë u bë me Ukshin Hotin në Dubravë, nëse nuk e di se çfarë u bë më fermerin, duhet të dijë se çfarë u bë me Fetah Hotin, pacient në spitalin e Prishtinës”, ka shtuar ai.

Siç ka theksuar Hoti, kriminelët që bënin këto krime “ishin komshinjtë tanë”, për të cilët ka thënë se, ende, enden të lirë dhe të padënuar për krimet e kryera.

“Edhe pas 23 vjetësh, vrasësit enden të lirë. E ne ende presim që ata të marrin dënimin. Por, mund të kalojnë edhe shumë vite, zërat tanë nuk do të shterrojnë kurrë për të kërkuar drejtësi”.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi dhe qytetarë të shumtë.

Smajl Latifi – kryetar i komunës së Rahovecit, ka thënë se, plaga e Krushës së Madhe vazhdon të kullojë gjak edhe në ditët e sotme. Sipas tij, vuajtjet e familjarëve të viktimave do të lehtësohen kur të zbardhet fati i të pagjeturve.

“Plaga e Krushës së Madhe vazhdon të kullojë gjak edhe sot, ky gjak nuk thahet e nuk zhbëhet pasi, vazhdimisht, po ujitet me lotin e nënave, baballarëve, grave, motrave, fëmijëve e familjarëve tanë”, ka thënë Latifi.

Siç ka theksuar ai, vrasja, djegia e njerëzve, pastaj zhdukja e gjurmëve të tyre përbën një nga shembujt më të vrazhdë të krimit të serbëve mbi shqiptarët.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika