Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, gjatë ditës së diel ka përuruar rrugën dhe urën që lidhë fshatin Saradranin me Ruhotin, përkatësisht komunën e Istogut me atë të Pejës.

“Saradrani kalon. Urime banorëve! Porsa përuruam rrugën e asfaltuar “Lugu i Drinit” me gjatësi 2.1 km si dhe urën mbi lumin Drin, duke e lidhur kështu Saradranin me Ruhotin, përkatësisht komunën e Istogut me atë të Pejës”, ka shkruar Kurti.

Ai falënderoi, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, dhe kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati.

“Faleminderit Ministrit tonë Elbert, Kryetarit të Komunës Ilir, punëtorëve të kompanisë  “Shkëmbi” dhe banorëve të kësaj zone. Ta gëzojnë”, ka shtuar Kurti.