Kurti: Pres që ndërmjetësuesit t’i përmbahen propozimit evropian e jo interesit të njërës palë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me takimin e 27 shkurtit i cili do të mbahet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pret që ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi t’i përmbahen propozimit evropian dhe të mos fokusohen në “interesat e njërës palë”. “Janë pesë fjali të preambulës me 10 nene […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me takimin e 27 shkurtit i cili do të mbahet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pret që ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi t’i përmbahen propozimit evropian dhe të mos fokusohen në “interesat e njërës palë”.
“Janë pesë fjali të preambulës me 10 nene besoj që do t’i përmbahen propozimit që kanë marrë dhe jo interesit të njërës palë”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se nga ky takim presin të ketë diskutime të mëtutjeshme, edhe të ecin mbi bazën e propozimit evropian, teksa ka shtuar për gjëra të tjera nuk mund të flasin tani edhe për shkak se kjo varet nga ndërmjetësuesit e dialogut.
“Pas të hënës do të mund të dimë se çka e ku”, ka vijuar ai.















