Kurti pret gazetaren e parë nga Ukraina

Gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, Lyudmila Makey është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë gazetares ukrainase, Lyudmila Makey, pasi ajo ishte detyruar të largohet nga vendi i saj, pas invazionit rus.

“Solidariteti ynë me popullin e Ukrainës dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak rus janë të padiskutueshme”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.

Ai ka falënderuar Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediave (ECPMF), Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unionin Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, për bashkëpunimin në programin Gazetarët në Rezidencë (JiR) në Kosovë.

Lyudmila Makey, gazetare nga Ukraina në qeverinë e Kosovës

Kryeministri Kurti ka thënë se, Kosova qysh në fillim të konfliktit u është bashkuar vendeve perëndimore duke e dënuar agresionin rus në Ukrainë, dhe duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Buqeta me lule e dhuruar nga kryeministri Kurti për Lyudmila Makey, gazetare nga Ukraina

“Ne mbesim të përkushtuar të punojmë së bashku me aleatët për të kontribuuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale” ka thënë Kurti.

Shteti i Kosovës ka marrë përgjegjësinë që Makey dhe kolegët e saj, të kenë kushte të përshtatshme për punë dhe jetesë.

Kurti bëhet pjesë e fushatës “Stand up for Ukraine”

Shija e redaktorit

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

Të fundit nga rubrika