Kurti pret intensifikim të raporteve me shtetin e Luksemburgut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, njëherësh edhe Ministër i Ekonomisë i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Franz Fayot.

Sipas njoftimit për media, kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut.

Duke e falënderuar për kontributin në zhvillimin e Kosovës, kryeministri Kurti theksoi mundësitë e rritjes së mëtejme të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ministri Fayot e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për të arriturat në vitin e parë të mandatit qeverisës, për stabilitetin institucional dhe progresin në shumë fusha.

Duke theksuar se ky progres është inkurajues, ai ka thënë se si vend mik e partner i vjetër, shteti i Luksemburgut është i interesuar për të ndërmarrë hapa të mëtejmë drejt bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.

Ai ka shprehur interesimin për forcim të miqësisë, rritje të bashkëpunimit afatmesëm dhe kalim, nga perspektiva e zhvillimit, në partneritet të rregullt, ndërmjet dy shteteve evropiane të barabarta.

Në anën tjetër, Kurti ka folur edhe për progresin në një vit qeverisje, për prioritetet e Qeverisë, si dhe për potencialin e bashkëpunimit në fushën e edukimit, digjitalizimit e transformimit të gjelbër.

I pari i vendit, veçoi parkun e erës “Selac Windpark” me kapacitet prej 105 MW dhe 27 turbina, si dhe projektin “Solar4Kosovo” me kapacitet prej 70 MW, që njëherësh do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë, me sipërfaqe prej 69 mijë metër katror.

“Digjitalizimi është një nga objektivat e programit qeverisës që parashihet të jetë pjesë e të gjitha fushave të qeverisjes. Nëpërmjet digjitalizimit synojmë që të rrisim transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e qeverisjes, dhe në të njëjtën kohë të përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve”, ka shtuar kryeministri.

Në këtë takim, veç tjerash, është biseduar edhe për synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth reformimit të Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, dhe rolin që ka në plotësimin e hendekut të shkathtësive dhe potencialit për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika