Kurti pret në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, diskutohet për dialogun

Në takimin mes Albin Kurtit dhe ambasadorëve të QUINT-it dhe shefit të BE-së në Kosovë, është biseduar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian(BE) në Kosovë.

Në këtë takim ai ka pritur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, të ngarkuarin me punë në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Jacob Webber, ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu dhe Përfaqësuesin e Posaçëm dhe shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog- kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Gjatë takimit, është biseduar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çka Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar që ky dialog të jetë parimor dhe i balancuar për marrëveshje me njohjen reciproke në qendër. ​

Albin Kurti me ambasadorët e QUINT-it

Në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.

Dy muaj pas fillimit të invazionit dhe agresionit të paprovokuar ushtarak rus ndaj Ukrainës, nevoja për bashkërendim të qëndrimeve dhe të veprimeve të botës demokratike kundrejt Federatës Ruse mbetet e domosdoshme.

Reagimi dhe rreshtimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe ka qenë i menjëhershëm.

Përveç sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Ruse, në linjë me ato të BE-së dhe ShBA-ve, Kosova po ashtu është solidarizuar me popullin ukrainas duke shprehur gatishmërinë e saj që të mirëpres deri në 5000 refugjatë nga Ukraina, teksa gazetarja e parë ukrainase nga 20 prej të cilëve do t’i pranojë Kosova tashmë ka arritur në Prishtinë.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, edhe Gabriel Escobar dhe Karen Donfried do të takohen me krerët e Kosovës.

Escobar dhe Donfried do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në ora 17:00 ndërsa me me kryeminstrin Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë në ora 18:00.

Escobar dhe Donfried do ta takojnë presidenten Osmani para Kurtit

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika