Kurti pret në takim ambasadorin e ri jorezident të Australisë për Kosovë, Richard Rodgers

Kryeministri Kurti ka pritur në takim ambasadorin e ri joresident të Australisë për Kosovë, Richard Rodgers

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e ri joresident të Australisë për Kosovë, Richard Rodgers.

“Në fillim të takimit, kryeministri shprehu falënderimin e tij, të shtetit dhe popullit të Kosovës për miqësinë, ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Australisë. Ai tha se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për kontributin e Australisë për pranimin e 4000 refugjatëve në vitin 1999 dhe për përkrahjen e pandërprerë në fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar të Republikës së Kosovës përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Australia ishte shteti i 8-të që e njohu pavarësinë e Kosovës, vetëm një ditë pas shpalljes së saj”, njofton Zyra e Kryeministrit

Kurti dhe ambasadori Rogers kanë diskutuar për raportet dypalëshe ndërmjet vendeve dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit, teksa kryeministri e njoftoi për progresin në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe demokratik në dy vitet e fundit.

Ambasadori Rodgers u shpreh se dy vendet ndajnë dëshirën e përbashkët për sundim të ligjit dhe dashurinë për demokraci dhe se pret që puna e tij të jetë më lehtë për shkak të vlerave të njëjta që ndajmë.

“Ndër të tjerash, kryeministri Kurti dhe ambasadori Rodgers biseduan edhe për rreziqet që dezinformimi paraqet për shoqëritë tona dhe demokracinë, si dhe për domosdoshmërinë e trajtimit të tij. Gjithashtu, diskutuan edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me theks te Marrëveshja Bazike e dakorduar me 27 shkurt dhe Aneksi i saj më 18 mars. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se ajo duhet të zbatohet e plotë, shpejt dhe pa kushtëzime”, njofton tutje Kryeministria.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika