Kurti pret në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, theksojnë nevojën për thellim të bashkëpunimit

"Kryeministri Kurti e përgëzoi ambasadorin për detyrën e re. Ai vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit tonë. Biseduan për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së", thuhet në njoftimin e ZKM-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Në këtë takim, ata diskutuan për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku theksuan se bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe të BE-së.

“Kryeministri Kurti e përgëzoi ambasadorin për detyrën e re. Ai vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit tonë. Biseduan për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Tutje, thuhet se Kurti veçoi marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, zbatimi i të cilave, siç thotë ai, forcon marrëdhëniet dhe i sjell qytetarët më pranë njëri-tjetrit

Kurti ka theksuar se ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e tyre, të bizneseve e më gjerë.

“Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kanë sjellë nënshkrimin e gjithsejtë 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve”.

Ndërkaq, ambasadori Malaj shprehu përkushtimin e tij për të çuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera, duke theksuar që ndihet i nderuar dhe i lumtur që do të shërbejë në Kosovë.

Duke i uruar suksese në këtë angazhim të ri, Kurti e falënderoi ambasadorin Malaj për takimin e bisedën e frytshme.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika