Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas seancës solemne në Kuvendin e Kosovës, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Takimi i Kurtit me Blair-in është duke u zhvilluar pa praninë e medieve në objektin e Qeverisë.

Kryeministri Kurti, po ashtu, këtë të hënë në orën 16:00 do të marrë pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ndërsa, ish-kryeministri britanik në 12:30 do të takohet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”.

Osmani pret në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair