Kurti pret në takim Bordin e ShSKUK-së, diskutojnë për sfidat në sistemin shëndetësor
Të martën e nëntë gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës(ShSKUK), me të cilët ka diskutuar për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim […]
Të martën e nëntë gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës(ShSKUK), me të cilët ka diskutuar për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u shqyrtuan gjashtë tema kapitale, ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë, Sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore dhe Reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor.
Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për raportin e sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor, për nevojat për Spitalin rajonal të Prishtinës.
Ndër të tjera, është diskutuar për raportin e MSh dhe ShSKUK me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë, të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka shprehur zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë fushë të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.















