Kurti pret në takim drejtoreshën e NDI-së, diskutojnë për zhvillimet aktuale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj.

Siç njofton kryeministria, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e përbashkëta.

“Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e NDI, me theks në fushën e demokratizimin e partive politike, forcimin e shoqërisë civile, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale”, thuhet në njoftim.

Drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg, falënderoi kryeministrin Kurti për këtë takim përmbajtjesor dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika