Kryeminstri i Kosovës, Abin Kurti ka pritur në takim gratë nga Krusha e Vogël, të premten e 21 tetorit.

Në takimin mes Kurtit dhe grave të Krushës së Vogël ka marrë pjesë dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. Në këtë takim është theksuar përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

“Në takimin e përbashkët me Nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Saranda Bogujevci, u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, si dhe angazhimi për rritjen e mirëqenies së familjarëve të tyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje në këtë njoftim thuhet se në takim është diskutuar për angazhimin e Qeverisë në hartimin e politikave për drejtësi tranzicionale, nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse, që adresojnë nevojat dhe kërkesat e kategorive të dala nga lufta.