Kurti pret në takim guvernatorin e BQK-së, diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kartonit të Gjelbër

"Shërbimet bankare, digjitalizimi i tyre dhe rruga drejt zgjidhjes së çështjes së kamotshme të Kartonit të Gjelbër për automjete ishin disa prej temave që u diskutuan bashkë në takim", thuhet në njoftimin e ZKM-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti fillimisht e uroi për detyrën e re dhe e falënderoi guvernatorin Ismaili për angazhimin e tij të deritanishëm në krye të BQK-së, teksa i dha mbështetjen e tij institucionale për realizimin e përgjegjësive dhe misionit të Bankës Qendrore.

Ndërkaq, guvernatori Ismaili e njoftoi kryeministrin Kurti mbi punën e BQK-së, planet dhe synimet.

“Shërbimet bankare, digjitalizimi i tyre dhe rruga drejt zgjidhjes së çështjes së kamotshme të Kartonit të Gjelbër për automjete ishin disa prej temave që u diskutuan bashkë në takim”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika