Kurti pret në takim komandantin e ri të KFOR-it

Kryeminsitri Albin Kurti ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në vend por është theksuar fusha e sigurisë

Kryeministri Kurti dhe komadanti i ri i KFOR-it, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia





Kryeministri Kurti ka pritur në takim gjeneralmajorin, Angelo Michele Ristuccia, pas marrjes së komandës së KFOR-it.

Në këtë takim, Kurti dhe gjeneralmajori Ristuccia kanë biseduar për zhvillimet në vend, punën dhe synimet e qeverisë por duke vënë theks te fusha e sigurisë.

“Falënderues për mikpritjen, Gjeneralmajor Ristuccia shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet vartëse të sigurisë dhe rendit në shërbim të sigurisë, paqes dhe garantimit të lirisë së lëvizjes”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminsitrit.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia ka marrë komandën e KFOR-it më 10 tetor të këtij viti dhe se Ristuccia është oficeri i 13-të italian që merr komandën, si Komanda e 27-të e KFOR-it.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika