Kurti pret në takim komandatin e ardhshëm të KFOR-it, zotohen për qëllime të përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim gjeneralmajorin turk, Özkan Ulutaş, i cili pritet të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it në Kosovë, me të cilin pret që të punojnë dhe të angazhohen së bashku për qëllime dhe objektiva të përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbrëmjen e së hënës është takuar me gjeneralmajorin turk, Özkan Ulutaş, i cili pritet të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it në Kosovë.

Siç njofton Kryeministria, shefi i ekzekutivit ka thënë se pret që të punojnë dhe të angazhohen së bashku për qëllime të përbashkëta.

“Të udhëhequr nga përkushtimi i njëjtë për paqe dhe siguri, Kryeministri Kurti tha se mezi pret që të punojnë dhe të angazhohen së bashku për qëllime dhe objektiva të përbashkëta, teksa i uroi mirëseardhje në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika