Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, Gomes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin lamtumirës me ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes e ka falënderuar për miqësinë e vazhdueshme. Ai ka theksuar partneritetin afatgjatë në mes të dy vendeve dhe ka shprehur vullnetin e Qeverisë për t’i intensifikuar edhe më tutje marrëdhëniet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes

Të enjten e 11 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, kreu i Qeverisë së Kosovës ka falënderuar ambasadoren Gomes për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë.

Kurti ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, si dhe miqësinë e vazhdueshme.

Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar më tutje lidhjet mes të dy shteteve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes

Ambasadorja Gomes potencoi vullnetin e shtetit të Luksemburgut për vazhdim të mbështetjes dhe zgjerim të marrëdhënieve bilaterale.

Kryeministri Kurti i ka uruar ambasadores Gomes suksese të mëtutjeshme në angazhimet e saj të radhës.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me shtetin e Luksemburgut dhe përfaqësuesit e tij në Kosovë, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika