Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në takim me ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger ,kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen për arsimin, të rinjtë dhe gratë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin Weidinger për bashkëpunimin dhe angazhimin në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.

“Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Widinger për kontributin në vizitat e shumta zyrtare e shtetërore, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, mbështetjen për arsimin, të rinjtë dhe gratë dhe për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Tutje, ambasadori Weidinger veçoi raportet e shkëlqyera që gëzojnë dy shtetet, ngrohtësinë dhe mikpritjen e njerëzve në Kosovë dhe lidhjet e shumta njerëzore në mes të Austrisë dhe Kosovës, të cilat tha se janë të gjata dhe të vazhdueshme.

“Të dy kujtuan bisedat e shumta për tema të ndryshme e përtej politikës – për artin e kulturën, muzikën e filmin”.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend, me ç’rast Kurti i uroi suksese në angazhimet e radhës.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika