Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka pritur të hënën në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl të cilin e ka falënderuar për angazhimin dhe përkushtimin e tij në këtë drejtim, duke i uruar atij suksese në angazhimet dhe përgjegjësitë e radhës

FOTO: ZKM

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti ka falënderuar ambasadorin Grondahl për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dyja vendeve, si dhe për angazhimin dhe përkushtimin e tij në këtë drejtim, duke i uruar atij suksese në angazhimet dhe përgjegjësitë e radhës.

“Krahas takimit në zyrën e tij të pritjeve, kryeministri për nder të ambasadorit Grondahl, shtroi edhe një mëngjes të përbashkët edhe me këshilltarët e angazhuar në Qeveri nëpërmjet mbështetjes së Ambasadës norvegjeze”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kurti, ndër të tjera, ka shprehur mirënjohjen e thellë të tij për kontributin e shtetit norvegjez, teksa ka ritheksuar se Norvegjia është dhe “mbetet partnerja e rëndësishme, me të cilën ndan vlera, bindje dhe pikëpamje për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë”.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili po ashtu falënderoi ambasadorin Grondahl për bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika