Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Prattipati e ka uruar Kurtin për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Kryeministri Kurti pranoi urime nga e Ngarkuara me Punë Prattipati për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri. Ndërsa, ai e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës.
Krahas marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve si dhe mundësive për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të tyre, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik”, ka njoftuar Qeveria.