Kurti pret në takim profesorin amerikan Serwer, flasin për integrimin euroatlantik dhe sigurinë rajonale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin amerikan dhe njohësin e çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimit euroatlantik dhe situatën e sigurisë në rajon.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se Serwer ishte mysafiri i parë amerikan të cilit ia uroi 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sot pata nderin të pres në Zyrën e Kryeministrit profesorin amerikan dhe mikun e madh të Kosovës, Daniel Serwer, për një takim të përzemërt dhe frymëzues. Gjithmonë është kënaqësi të takohem me profesorin Serwer, i cili sot u bë mysafiri i parë amerikan të cilit ia urova përvjetorin e 250-të të pavarësisë së ShBA-ve”, shkroi Kurti.

Sipas Kurtit, gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh me rëndësi për Kosovën dhe rajonin.

“Me profesorin biseduam për një gamë të gjerë temash të rëndësishme, duke përfshirë situatën e brendshme politike, hapat që Kosova po ndërmerr në përgatitje për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe zhvillimet gjeopolitike dhe implikimet për sigurinë e vendit tonë”, tha ai.

Në fund të postimit, Kurti e cilësoi Serwerin si një mik të madh të Kosovës, duke vlerësuar mbështetjen e tij ndër vite.

“Kosova është me fat që e ka një mik si Daniel Serwer, i cili kurrë nuk ka hezituar të flasë të vërtetën për popullin tonë dhe kërcënimet që paraqet Serbia ndaj sigurisë rajonale”, përfundoi Kurti.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika