Kurti pret në takim sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të PES-it, Giacomo Filibeck

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë pritur në takim këtë të premte Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të PES-it (Party of European Socialists and Democrats), Giacomo Filibeck

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë pritur në takim këtë të premte Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të PES-it (Party of European Socialists and Democrats), Giacomo Filibeck.

“Me z. Filibeck, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet në vend, situatën aktuale dhe për qeverisjen social-demokratike në këto më shumë se dy vitet e fundit”, njofton Kryeministria.

Në këtë takim kryeministri Kurti njoftoi sekretarin Filibeck për arritjet kryesore dhe progresin e shënuar në rrafshin e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe mjedisit demokratik.

Në takimin që u zhvillua gjatë pasdites, u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimin ndërpartiak mes partive simotra si dhe atij multilateral në kuadër të organizatave dhe forumeve të partive social-demokrate.

 

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika