Kurti pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Në takim me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka veçuar procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim është diskutuar për sigurinë, sundimin e ligjit dhe drejtësisë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe reformat e ndërmarra deri më tani. Ai e veçoi procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës, RKS, si shembull i respektimit të ligjshmërisë, rezultat i lehtësimit financiar të ofruar nga Qeveria dhe gatishmërisë së qytetarëve për integrim”, ka njoftuar Kryeministria.

Gjatë bisedës është diskutuar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të të gjithë qytetarëve e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika