Kurti pret në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich, mbrëmjen e 23 tetorit. Gjatë takimit të Kurtit dhe Leibovich-it është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, si në fushën e ndërmarrësisë, sigurisë edhe asaj të kulturës. “Në mes tjerash u fol edhe për rëndësinë […]





Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich, mbrëmjen e 23 tetorit.
Gjatë takimit të Kurtit dhe Leibovich-it është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, si në fushën e ndërmarrësisë, sigurisë edhe asaj të kulturës.
“Në mes tjerash u fol edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e diplomacisë dhe ekonomisë, përmes dinamizimit të komunikimit dhe të vizitave të ndërsjella të përfaqësuesve institucionalë të të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.
Tutje, në njoftim thuhet se Qeveria e Kosovës mbështet restaurimin dhe revitalizimin e ndërtesës e cila do të akomodojë Qendrën Kulturore Hebraike në Prizren.
Kjo qendër do të prezantojë ekspozitën ku do të shfaqet historia e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe historia e komunitetit Hebre në Kosovë.




















