Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën solemne të organizuar në kuadër të edicionit të 10-të të Forumit të Paqes në Paris.

“Mysafirë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin ikonik presidencial Élysée, për darkën solemne të edicionit të 10-të të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook, duke ndarë edhe disa fotografi nga takimi.

Kryeministri në detyrë po qëndron në Paris, ku do të marrë pjesë në një diskutim në kuadër të Forumit të Paqes, një ngjarje që mbledh liderë botërorë, diplomatë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të trajtuar çështje të sigurisë, bashkëpunimit dhe zhvillimit global.

Para nisjes së punimeve të Forumit, Kurti ka qenë i ftuar në një darkë të organizuar nga Qarku Diplomatik i Parisit, ku ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si një garanci për paqe dhe stabilitet në kontinentin evropian.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika