Kurti pritet të takohet me kryetarët e komunave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën pritet të takohet me kryetarët e komunave, me të cilët, do të diskutojë për buxhetin e vitit 2023, investimet në sektorin e energjisë dhe përballjen me krizën energjetike

Foto ilustruese: ZKM

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën e 10 janarit, duke filluar nga ora 10:00, do të mbajë një takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Qeveria e Kosovës.

Në njoftim thuhet se të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe tre ministra të Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, kemi nderin t’ju ftojmë në takimin e radhës të përbashkët me Sh.T.Z. kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, janë bërë të ditura edhe temat që do të diskutohen, të cilat kanë të bëjnë me buxhetin për këtë vit, investimet në sektorin e energjisë dhe përballjen me krizën energjetike.

Këtë takim midis kreut të qeverisë dhe kryetarëve të komunave e ka konfirmuar të hënën edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika