Kurti priti në takim emisarin Lajçak dhe këshilltarët, Plötner dhe Bonne

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se përgjatë takimit të Kryeministrit Kurti dhe të dërguarve të BE-së u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët ashtu që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Megjithëse Lajçak u deklarua për media, ai nuk dha detaje në lidhje me diskutimet që ishin bërë për më shumë se dy orë në takim

Emmanuel Bonne, këshilltari kryesor në politikën e jashtme i presidentit francez, , i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ens Plotner - këshilltari kryesor në politikën e jashtme i kancelarit gjerman

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se përgjatë takimit u theksua se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër. Ai falënderoi z. Lajčák, si dhe këshilltarët z.Plötner dhe z.Bonne për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Zyra e Kryeministrit.

Foto nga takimi

Ndër të tjera, bëhet e ditur se përgjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët, ashtu që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Një takim i tillë vjen si rrjedhojë e propozimit në letrën e përbashkët të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, drejtuar kryeministrit Kurti, që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajčak, në Kosovë dhe Serbi, vizitë përgjatë të cilës shpresohet të gjejnë opsionet që procesi i dialogut të lëvizë përpara më shpejt.

Pas takimit, Lajçak u deklarua për media, por nuk dha detaje në lidhje me diskutimet që ishin bërë për më shumë se dy orë me kryeministrin Kurti.

Lajçak vetëm tha se me Kurtin ka diskutuar për ta sjellë një dinamikë më të madhe në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Diskutuam për dialogun dhe rreth asaj se si ta çojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i rëndësishëm dhe besoj se mund ta kuptoni se nuk mund t’i bëjmë të ditura detajet, sepse të njëjtat diskutime do t’i kemi sot edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka thënë Lajçak.

Jens Plotner – këshilltar kryesor në politikën e jashtme i kancelarit gjerman, i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Emmanuel Bonne – këshilltari kryesor në politikën e jashtme i presidentit francez dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Tashmë, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve duke larguar dokumentet hyrëse-dalëse.

Ndërkaq, më 1 shtator të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e targave të makinave në RKS.

Lajçak nuk jep detaje nga takimi me Kurtin

Shija e redaktorit

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Të fundit nga rubrika