Kurti priti në takim kampionin e superligës në basketboll, KB Peja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim kampionët e superligës së basketbollit në Kosovë, Klubin e Basketbollit, Peja të cilët i ka uruar për arritjen në këtë sezon

FOTO: ZKM

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 25 majit, ka pritur në takim kampionët e këtij edicioni të superligës së basketbollit në Kosovë, Klubin e Basketbollit Peja.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, shefi i ekzekutivit vuri theksin te fakti se edicioni i sivjetmë i superligës ka rikthyer basketbollin në vëmendjen e secilit, duke potencuar kështu se rritja e shikueshmërisë dhe mbështetjes për sportin lokal, sinjalizon drejtimin e duhur të zhvillimit të sportit në nivel shtetëror.

Tutje bëhet e ditur se Kurti uroi drejtuesit dhe lojtarët e Klubit të Basketbollit Peja, për arritjen në këtë sezon dhe u dëshiroi edhe më shumë suksese në të ardhmen.

“Po ashtu theksoi se si Qeveri jemi të interesuar që ta forcojmë sa më shumë sportin, i cila ka shumë rëndësi për rininë dhe për shëndetin, por edhe për afirmimin e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Ndërkaq, përveç lojtarëve të KB Peja, të pranishëm ishin edhe drejtuesit e këtij klubi, presidenti Fatmir Gashi dhe zëvendëspresidenti Egzon Burri.

KB Peja, të cilët shënuan 30-vjetorin e themelimit, kanë rrugëtim të gjatë të sukseseve në basketbollin vendor.

Ishte edicioni 1992/1993 kur Peja fitoi titullin e parë të kampionit, ndërsa 2022/2023 e bën atë shtatë herë kampion të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika