Kurti: Hetime pa rezultat për masakrën e Studimes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në 23 vjetorin e masakrës së Studimes, ka përkujtuar viktimat e shkaktuar nga aparati shtetëror i asaj kohe në Kosovë

Albin Kurti thënë se Prokuroria Speciale nuk ka arritur të prodhojë asnjë rezultat, meqë askush deri më tani nuk është dënuar për këtë veprim makabër ndaj viktimave.

Ndërkohë, kryeministri Kurti ka përmendur edhe pjesëtarët që kanë udhëhequr luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se mbrojtësit e popullatës po gjykohen, ndërsa kriminelët nuk janë vënë ende para drejtësisë.

“Në anën tjetër, luftëtarë të UÇK-së mbrojtëse janë arrestuar, burgosur e dënuar dikur nga UNMIK-u, Tribunali i Hagës, EULEX-i, e tash po mbahen në burg nga Gjykata Speciale. Por, 23 vjet pas luftës, pa asnjë të dënuar për masakrën e Studimes”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se në këtë masakër nuk janë kursyer as fëmijët, e as pleqtë e gratë.

“Prandaj, kjo listë e gjatë e emrave shënon themelimin e shtetit të Kosovës, edhe kjo është pikë referencë e lirisë së Kosovës. Liria e Kosovës është e ujitur me gjakun e dëshmorëve edhe martirëve, të cilën ranë, për të mos vdekur kurrë”, ka thënë, Ferit Idrizi.

Në Studime të Vushtrrisë, para 23 vjetësh, 116 civilë shqiptarë, përfshirë edhe fëmijë e gra, u vranë nga forcat serbe, në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Masakra ka ndodhur prej orës 20:00 deri në 21:00 të mbrëmjes, më 2 maj 1999.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika