Kurti: Propozimi evropian s’bëhet marrëveshje edhe pa një raund negociatash
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se propozimi evropian nuk bëhet marrëveshje edhe pa një raund negociatash. Kurti ka komentuar propozimin evropian duke thënë se është me terme endogjenerike, por, që janë koncepte universale. “Tash kemi një propozim dyfaqësh, i dendur me terma endogjenerike, mirëpo konceptet janë universale sikur pavarësia, sovraniteti, integriteti territorial, sundimi […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se propozimi evropian nuk bëhet marrëveshje edhe pa një raund negociatash.
Kurti ka komentuar propozimin evropian duke thënë se është me terme endogjenerike, por, që janë koncepte universale.
“Tash kemi një propozim dyfaqësh, i dendur me terma endogjenerike, mirëpo konceptet janë universale sikur pavarësia, sovraniteti, integriteti territorial, sundimi i ligjit, vetëvendosja, demokracia, të drejtat e njeriut, paqja, siguria. Le të themi tullat mbi të cilat ndërtohet kjo godinë e këtij propozimi kanë karakter universal, jo të veçantë e partikular e madje sigluar për rajonin e Ballkanit”, ka thënë Kurti për “Euronews Albania”.
Kurti ka ritheksuar se propozimi evropian është bazë e mirë dhe platformë solide për të vazhduar tutje.
“Propozimi i BE-së është një propozim që ne e kemi thënë se është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara. Pra ne nuk mund të shkojmë prapa. Unë përmenda çfarë kemi vuajtur e hequr sepse pikërisht këtë gjë e do Serbia, kthimin mbrapa. Nëse shikoni deklaratat e Beogradit zyrtar, ata janë në kërkim të një makine kohore që të na kthejë para vitit 1999 ose para vitit 2008. Pra, në Serbi dallohen politikanët në ato që duan të na kthejnë me makinë kohore para vitit 1999 ose para vitit 2008. Por siç e dimë, makinë kohor nuk ka. Ne duhet të ecim përpara dhe unë kam konsideruar se plani franko-gjerman i mbështetur edhe nga SHBA është një bazë e mirë për këtë gjë”, ka shtuar Kurti.















