Kurti: Pushteti në veri s’mund të mbahet me granata – Me ekstremistët s’mund të jem vetëm demokrat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se është i vetëdijshëm që kryetarët e rinj në komunat veriore nuk gëzojnë legjitimitet të plotë për shkak të bojkotit të zgjedhjeve nga serbët lokalë.

Megjithatë, sipas tij, ky nuk është faji i Kosovës, por i Serbisë dhe i Listës Serbe, që pa arsye i kanë bojkotuar zgjedhjet. Kurti tha se është e vërtetë që kryetarët kanë legjitimitet të vogël, por Lista Serbe, sipas tij, nuk e ka asnjë votë dhe kështu nuk gëzon fare legjitimitet.

“Kryetarët aktualë janë larg nga legjitimiteti i plotë për shkak të daljes së ulët në zgjedhje, e cila më tej është pasojë e fushatës së egër të Beogradit dhe të veglave të tij në veri, që të bojkotohen ato zgjedhje dhe të mos konsolidohen institucionet. Jam i vetëdijshëm që dalja ka qenë 3.5%, njëmend është shumë larg legjitimitetit të plotë politik. Legaliteti është aty, ligjshmëria është aty, ata që po na kritikojnë neve nga Beogradi, që legjitimiteti qenka i vogël apo kurrfarë ata vetë nuk kanë legjitimitet. Kryetarët aktualë kanë legjitimitet të vogël, por serbët e Listës Serbe e kane zero”, ka thënë ai.

Tutje, ai u shpreh se pushteti në asnjë pjesë të Kosovës nuk mund të merret me granata e shok bomba, por me zgjedhje të lira.

Ai theksoi se ndaj ekstremistëve nuk mund të jetë vetëm demokrat, por duhet të jetë edhe sovranist.

“Pushteti mund të mbahet, nuk mund të merret me granata, shok bomba, e sulme ndaj KFOR-it e policisë sonë. Nuk është protestë për zgjedhje të reja, këto janë protesta me kryqin me 4 S me shkronjën ruse Z, këto janë protesta të njerëzve që e adhurojnë Millosheviqin dhe Putinin. Nuk është vetëm cështja e komunës, ndërtesat e komunës janë të Republikës, nëse kryetarët e komunave nuk shkojnë aty ku duhet të shkojnë. Që nga viti 1999, ka struktura paralele, nuk mundemi të krijojmë struktura paralele strukturave paralele. Kemi bërë një mori koncesionesh kërkesave të faktorëve ndërkombëtarë, natyrisht duke na u dukur edhe të arsyeshëm, sepse faktorët ndërkombëtarë nuk na japin urdhra, japin këshilla rekomandime, disa dallojnë për shkak të kontekstit, nuk japin urdhra. Urdhrat jepen brenda shtetit tonë .Karshi demokratëve jam demokrat, karshi ekstremistëve nacionalshovenistë, nuk mund të jem vetëm demokrat, jam edhe sovranist”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ermal Panduri tregon se si filloi emisioni “Debat Plus”

Moderatori i emisionit më të shikuar në vend "Debat Plus", Ermal Panduri, ka treguar se ky është emisioni më i shtrenjtë në Kosovë. "Është shumë...

15 operimet më të ndërlikuara në shëndetësi u kryen ditën...

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, gjatë ditës së djeshme (12 mars), janë kryer 15 operacionet më të ndërlikuara në shëndetësi. Këtë e ka...

Gërvalla viziton Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në NATO

Në kuadër të vizitës në NATO, ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe delegacionit të Kosovës i është rezervuar një pritje...

Të fundit nga rubrika