Kurti pyetet për Osmanin: Presidenti duhet të jetë figurë konsensuale, fokusi nuk është te emrat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se përzgjedhja e presidentit të ardhshëm duhet të bëhet në frymën dhe germën e Kushtetutës, duke theksuar se kreu i shtetit duhet të jetë figurë që shpreh unitetin e popullit dhe gëzon mbështetje sa më të gjerë politike.

Pas takimit me ish presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti u pyet nëse ishte diskutuar për një mandat të ri të Osmanit. Ai nuk komentoi emra konkretë, por tha se fokusi aktual nuk është te kandidatët, por te sigurimi i konsensusit të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

Ai theksoi se është e rëndësishme të sigurohet pjesëmarrja e numrit maksimal të deputetëve në seancën kur do të zgjidhet presidenti, duke kujtuar se kërkohen të paktën 80 deputetë të pranishëm.

Kurti përmendi se në të kaluarën janë diskutuar emra si Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, por shtoi se arritja e pragut minimal prej 80 deputetësh mbetet sfidë.

“Ne besojmë që fryma dhe germa e Kushtetutës është për president që është shprehje e unitetit të popullit dhe që, në këtë kuptim, duhet të jetë konsensual sepse jemi të interesuar që, gjithashtu, ta kemi numrin maksimal të mundshëm të deputetëve që do të qëndrojnë në sallë, sepse ju e keni parasysh… ne mund të zgjedhim ndonjë emër të përveçëm, e kishim së fundmi Glauk Konjufcën, më pastaj edhe doktoreshën Feride Rushiti, por numri 80 që është minimumi është vështirë i arritshëm, prandaj përqendrimi ynë nuk ka qenë tash për emrat e përveçëm për president, por për koncept të përparimeve, për vizionin përpara në njërën anë, dhe në anën tjetër, a thua se çfarë duhet të bëjmë strategjikisht që ta maksimizojmë numrin e deputetëve të cilët duhet t’i kalojnë, ose së paku të jenë dy të tretat në ditën vendimtare kur do të vihet çështje e presidentit, përkatësisht zgjedhjes së presidentit në orar”, tha Kurti./EO

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika