Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm të nisë diskutimet me partitë e tjera politike për zgjedhjen e presidentit, sapo të përfundojnë disa procese prioritare në Kuvend.

Ai ka theksuar se Kuvendi ka obligim të zgjedhë presidentin deri më 4 mars, një muaj para përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit.

“Pas konsitutimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë mbrëmë,. Tash jemi në hapin e tretë, votimi i buxheti të 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundojnë këto, jam gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet tjera politike për çështjen e presidentit”, ka thënë Kurti.