Kurti që u bënte thirrje qytetarëve të mos shohin debate, lavdëron Hajrulla Çekun për paraqitjen në Debat Plus

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas debatit të fundit në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, ku u përballën kandidatët për kryetar të Prishtinës.

Kurti ka lavdëruar paraqitjen e kandidatit të partisë së tij, Hajrulla Çeku, duke e quajtur atë “kandidatin më të mirë që Prishtina e ka pasur ndonjëherë”.

“Paraqitja fantastike sonte e Hajrulla Çekut e vërteton se ai është kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë. Shumë suksese e na priftë e mbara, Hajro!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ky reagim i Kurtit vjen ndonëse vetëm pak muaj më parë, ku u kishte bërë thirrje qytetarëve të mos i shohin debatet televizive, e anëtarëve të Vetëvendosjes të mos marrin pjesë në debate televizive, duke i cilësuar ato si të panevojshme.

Në Debat Plus, Çeku u përball me kandidatin e LDK-së, Përparim Rama, në diskutimin final për garën për kryeqytetin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika