Kurti: Qeveria është e përkushtuar për respektimin dhe garantimin e plotë të lirive fetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji, dhe ka shprehur mirënjohje për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga Ipeshkvia e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji, të martën e 24 janarit.

“Në takim u theksua përkushtimi i Qeverisë për garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeminsitrisë.

Tutje në njoftim thuhet se kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohje për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga Ipeshkvia e Kosovës.

“Ai e falënderoi Ipeshkvin për bashkëpunimin për Projektligjin për Liritë Fetare”, thuhet tutje në njoftim.

Mes tjerash thuhet se duke biseduar për rëndësinë e rregullimit të statusit juridik të Kishës Katolike, është konfirmuar përkushtimi i Qeverisë për ta rregulluar përmes ligjit.

“Në takimin e përbashkët me këshilltaren ligjore të Kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua për liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U ritheksua mbrojtja e tyre përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika