Kurti: Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja në Kosovë me disa pjesëtarë të organizatës “Mbrojtja civile”. Kurti ka thënë se Radojçiq po mban takime me shërbimin sekret serb e se po strehon anëtarë të organizatave terroriste. “Pas sulmit terrorist e kriminal, Radojciq u lirua nga […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja në Kosovë me disa pjesëtarë të organizatës “Mbrojtja civile”.
Kurti ka thënë se Radojçiq po mban takime me shërbimin sekret serb e se po strehon anëtarë të organizatave terroriste.
“Pas sulmit terrorist e kriminal, Radojciq u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde, po vazhdon përgtitjet për sulme të reja në vendin tonë bashkë me disa pjesëtarë të organizatës “Mbrojtja civile”. Radoiçiq po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s. ambientet e firmës në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen disa anëtarë të “Mbrojtjes Civile” që instruktor e kanë Uglesha Jaridiq”, ka thënë Kurti.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se automjetet e arsenali i armëve të përdorura në sulmin terrorist në Banjskë ka qenë i vendosur disa muaj përpara në një kompani e cila është në listën e sanksioneve të ShBA-së, e që ishte vizituar më parë edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Automjetet, armët dhe arsenali i përdorur në Banjskë ishin të përqendruara në këtë lokacion… kjo kompani (Novi Pazar Put) që është në listë të zezë të SHBA-së është pronë e vëllezërve Zvonko e Zharko Veselinoviq dhe Milan Radoiciq. Drejtor është një kolonel i pensionuar i ushtrisë serbe, Gërrba. Ka marrë pjesë në luftërat e Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Një muaj para sulmit në Banjskë këtë kompani e kishte vizituar presidenti i Serbisë për ta përuruar ndërtimin e rrugës Rashkë – Novi Pazar. Gjatë vizitës e kishte lavdëruar punën e drejtorit dhe i ishte referuar si njeriu më i shpejtë. Vuçiq deklaroi nga aty që e ka të vështirë të gjejë zgjidhje kur flet me njerëz nga Prishtina, që sipas tij po kërkojnë arsye për konflikte ndaj popullatës serbe. Ai akuzonte për sulm sepse po përgatitej për sulm”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka thënë se një grup prej 80 personash të larguar nga Kosova kanë vazhduar ushtrimet në një poligon në afërsi të Rashkës.
“Njëkohësisht një grup prej 80 personash të larguar nga Kosova kanë vazhduar ushtrimin në poligonin Zimovnik në afërsi të Rashkës. Trajnimet drejtohen nga ushtarakë serbë të pensionuar që kanë grada të larta dhe që kanë njohuri për Kosovën pasi mbase kanë shërbyer në ushtri gjatë luftës te ne. Ushtrimet janë duke u kryer për vendosjen e minave antitank në kushte dimërore dhe për snajperistë”.
Ai ka shtuar se pjesëtarë terroristë po paguhen nga dy mijë euro dhe po strehohen në objektet e Radoiçiqit.
“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Planet për sulme tentojnë destabilizimin e vendit tonë. Paramilitarët e Radoiçit po strehohen në objektet që ai ka në pronësi në këtë park turistik dhe përvec akomodimit, anëtarët e grupit terrorist paguhen rreth 2 mijë euro në muaj. Deri në shtator ato janë shfrytëzuar nga turistët me qira”.















