Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Donjeta Sadiku po edhe xhudistët e Kosovës duhet të inkurajojnë të rinjë kosovarë për t’u marrë me sport.

Kurti i bëri këto komente pas fitores së Donjeta Sadikut kundër Thamanya Somnuek nga Tajlanda në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“Me atë çfarë pamë sonte prej Donjetës, jemi optimistë në vijim. Qeveria e do sportin, e do sportin për qytetarët, dhe rasti i Donjeta Sadikut, rasti i xhudisteve të Kosovës, duhet të inkurajojë të rinjtë e Kosovës që të merren më shumë me sport”, ka thënë Kurti.

I pari i Qeverisë ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Lojërat Olimpike, duke nënvizuar ndikimin e sportit në diplomaci dhe politikën e jashtme.

“Sporti ka një aspekt të rëndësishëm të diplomacisë dhe politikës së jashtme, sepse përmes tij ia del që ta paraqesësh vendin”, ka deklaruar Kurti për RTK-në.

Shkëlqen Donjeta Sadiku: E nis me fitore rrugëtimin në “Paris 2024”