Tifozët serbë të Crvena Zvezdës, në një ndeshja futbolli kanë bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.
Për këtë cështje ka reaguar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka thënë se kjo metodë e tifozëve të këtij ekipi nuk është e re, pasi që sipas tij edhe në të kaluarën të udhëhequr nga krimineli i luftës Arkan, ishin revoltuar kundër Kroacisë.
“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, tha ai.
Ndryshe ndaj kësaj deklarate ka reaguar dhe Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët kanë kërkuar që UEFA dhe FIFA ta ndëshkojnë Serbinë për gjuhë të urrejtjes.