Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten, nuk ka pranuar të deklarohet lidhur me thirrjen e Prokurorisë Speciale për intervistim, në cilësinë e dëshmitarit.

I pyetur nga mediat për këtë çështje, Kurti ka thënë se është në nxitim dhe se s’mund të flasë.

Për cilin rast është thirrur Kurti si dëshmitar nga Prokuroria Speciale?

“Jam në nxitim sot”, ka thënë ai para gazetarëve derisa po dilte nga salla ku u lansua Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve.