Kurti rendit politikat mbështetëse të Qeverisë ndaj komunave

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka listuar politikat mbështetëse të Qeverisë për komuna e zhvillim rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka listuar disa prej projekteve mbështetëse që Qeveria e Kosovës i ka bërë drejt komunave.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.5 milion euro për “Programin Komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndërkomunal”.

“Zbatuam Projektin “Municipality 4 Youth” me vlerë 2,7 milionë dollarë, programin për Zhvillim Rajonal: 17 projekte të investimeve kapitale në 16 komuna, në vlerë prej 1,4 milion euro, programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar në vlerë 3 milionë euro. Përfituan 335 biznese dhe gjeneruam 770 vende të reja pune dhe programin për bashkëpunim me OShC, në vlerë prej 107 mijë euro. Nga 38 projekte, përfituan 200 të rinj dhe gra”, ka shkruar Kurti.

Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit ka thënë se është avancuar bashkëpunimi ndërkufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi duke theksuar se janë paraparë mbi 25 milionë euro.

“Inicuam zhvillimin e portalit E-Komunat për digjitalizim në nivel lokal, mbështetëm komunitetet nëpërmjet Fondit prej 1 milion euro, forcuam të drejtat e komuniteteve nëpër komuna, hartuam Planin Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur – PQH me qëllim të anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare PQH”, ka vijuar tutje Kurti.

Po ashtu, ai ka thënë se është miratuar Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika